Aktualitet

U kapën mat duke u puthur në makinën e policisë, pezullohen nga detyra policët e Vlorës

Shkruar nga Liberale
U kapën mat duke u puthur në makinën e policisë, pezullohen

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, duke u puthur në automjetin e shërbimit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë i ka pezulluar menjëherë nga detyra.

Sipas njoftimit, të pezulluarit janë inspektorët me inicialet F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Policia thotë se ata kanë qenë duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH