Aktualitet

U kap me snajper në makinë, 7 vite burg për ish-efektivin e RENEA-s

Shkruar nga Liberale
U kap me snajper në makinë, 7 vite burg për ish-efektivin e

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 9 muaj  burg ish-efektivin e forcave RENEA, Remal Rada, i cili u kap me snajper në makinë një vit më parë në rreth rrotullimin e Saukut. Ndërkohë, u dënua me 5 vite burg Elton Hithi, i cili ndodhej në automjet me ish-policin.

Mësohet se Rada dhe Hithi do të përfitojnë ulje të dënimit me 1/3 pasi do të gjykohen me gjykim të shkurtuar.  Kujtojmë se Remal Rada u arrestua më 26 korrik, bashkë me 28-vjeçarin Hithi, pasi  në makina ju gjet nja snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.

Rada ishte larguar nga RENEA , ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia. Në banesë iu gjet nga kontrolli i Policisë një vit më parë, një pistoletë, dy dylbi nate, municion luftarak, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH