Showbiz

U kap me drogë/ Pas bujës së madhe të arrestimit, Valdrin Sahitit i zhvlerësohet pasaporta diplomatike

Shkruar nga Liberale
U kap me drogë/ Pas bujës së madhe të arrestimit, Valdrin

Pas bujës së madhe të arrestimit, stilistit të njohur, Valdrin Sahiti iu është zhvleftësuar pasaporta diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas mediave në Kosovë, ky veprim është kryer me dëshirën e stilistit, i cili e ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministri.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023.Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike”, thuhet në kërkesë.

Ky vendim vjen pasi Sahiti u ndalua me drogë javë më parë në Aeroportin e Turqisë. Për këtë rast ministria thonë se nuk kanë marrë ende një raport zyrtar lidhur me këtë çështje nga homologët e tyre në Turqi.

”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, thuhet në deklaratë.

Valdrinit e kishte marrë pasaportën diplomatike nga Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, e cila mbante këtë post gjatë Qeverisë Hoti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH