Aktualitet

U kap me doza kanabisi, gjykata liron Azem Hajdarin

Shkruar nga Liberale
U kap me doza kanabisi, gjykata liron Azem Hajdarin

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Azem Hajdarin dhe shokun e tij Ergi Gjumsi, të cilët u kapën me doza kanabisi në makinë.

Prokurori Ritvan Skura dërgoi në gjykatë kërkesën për caktimin e masës burg me afat 1 mujor deri në mbërritjen e përgjigjes nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Megjithatë gjyqtari Taulant Tafa ka vendosur masën “detyrim paraqitje”.

Tre ditë më parë Azem Hajdari u arrestua nga policia e Elbasanit pasi u kap me 5 doza kanabis në makinë.

Në prangat e bluve përfundoi edhe shoku i tij 21-vjeçar, që udhëtonin bashkë në të njëjtën makinë.

Të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz “Audi” në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH