Aktualitet

U kap 'mat' duke vaditur kanabisin, e pëson keq kultivuesi në Tiranë

Shkruar nga Liberale
U kap 'mat' duke vaditur kanabisin, e pëson keq kultivuesi

Një person është arrestuar për kultivim të kanabisit në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë duke vaditur bimët e kanabisit në vendin e quajtur “Ish-Lerat”, në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk.

Në kuadër të operacioni antikanabis i koduar “Green hills”, 82 bimët e dyshuara kanabis u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH