Aktualitet

U kap duke ruajtur një parcelë me 260 rrënjë kanabis, e pëson keq 26-vjeçari

Shkruar nga Liberale
U kap duke ruajtur një parcelë me 260 rrënjë kanabis, e

Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap duke ruajtur një parcelë me 260 rrënjë kanabis, në një fshat të thellë në Mat.

Njoftimi i policisë:

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i zbatimit të planit operacional të koduar "Kreshta të pastra", për kontrollin e imtësishëm dhe të pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Madhesh, njësia administrative Ulëz, 260 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i monitorimit të zonës me dron dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie u kap duke ruajtur parcelën shtetasi B.S., 26 vjeç, banues në Mirditë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili u arrestuar në flagrancë për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH