Showbiz

U infektua me koronavirus, ndërron jetë këngëtari i njohur

Shkruar nga Liberale
U infektua me koronavirus, ndërron jetë këngëtari i njohur

Pak ditë pasi u diagnostikua me koronavirus, ka ndërruar jetë këngëtari i njohur Bruce Williamson, i grupit të njohur amrikan The Temptations.

Williamson u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare në spitalin Mountain View në Las Vegas, deklaroi menaxherja e tij, Anta Ealy për USA TODAY.

"Nuk ka fjalë në botë që mund të shprehin se si ndihem tani. Të dua babi faleminderit që ishe i mrekullueshëm, faleminderit që ishe i dashur, faleminderit që ishe ai që ishe. Ne do të takohemi përsëri", shkroi Bruce Alan Williamson Jr, djali i këngëtarit.

Williamson u diagnostikua me koronavirus në fund të gushtit, vetëm pak javë pasi kishte kryer një ndërhyrjeje në tëmth.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH