Aktualitet

U infektua me Covid, zyrtari i FSHF: Spitali Infektiv ishte një tmerr

Shkruar nga Liberale
U infektua me Covid, zyrtari i FSHF: Spitali Infektiv ishte një tmerr

Në një intervistë për Abc News, ish-futbollisti Florian Riza, njëherësh zyrtar i FSHF foli për situatën e tij shëndetësore, pasi u infektua me Covid-19.

Riza tha se në 10 mars kishte shenjat e para. Ndërkohë, ai denoncon kushtet në spitalin Infektiv, që sipas tij ishin të tmerrshme. Por pa shkuar ende në spital, ish-futbollisti flet edhe për papërgjegjshmërinë e urgjencës, që nuk u përgjigjet mejëherë të sëmurëve.

Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920”, shprehet Riza mes të tjerash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH