Aktualitet

“U infektua me Covid-19”, Budina pas karantinës rikthehet te Teatri

               Publikuar në : 22:25 - 04/07/20 liberale

Regjisori Robert Budina pas karantinës është rikthyer sërish te Teatri Kombëtar. Budina prej dy javësh i mungonte protestës së teatrit, si rezultat i lajmit se rezultoi pozitiv me koronavirus pas testit të bërë.

Budina theksoi se çështjen do ta ndjekë penalisht. Gjithashtu ai është ndalur edhe te çështja e Teatrit Kombëtar duke reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Do t’i shkoj deri në fund të vërtetës se me çfarë të drejte kryeministri ndërhyn në jetën personale të aktivistëve të mbrojtjes së teatrit”, u shpreh ai.

Budina theksoi se ende është e paqartë se si qëndron e vërteta e infektimit me COVID-19, ndërsa shtoi: “Rashë në kontakt me njerëz të infektuar nga spitali Infektiv dhe e mora”.

“Nuk e di me çfarë guximi kryetari i bashkisë arriti të nxirrte planin për të filluar punimet në sheshin e teatrit. Nuk e di ku ky njeri e gjen guximin.

Kur ky kryeministër dhe kryetar Bashkie duhet të mendojnë për punonjësit e tyre që të mos i zërë koronavirusi, mendojnë të mbyllin Teatrin Kombëtar. Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta.

Edhe unë që më nxorën me koronavirus dhe nuk e dimë si është e vërteta, rashë në kontakt me njerëz të infektuar nga spitali Infektiv dhe e mora. Ndërsa në protesta duke takuar dhjetëra apo mijëra njerëz nuk e mora.

Mbi të gjitha dëshira jonë për të luftuar për të drejtën na bën edhe më imun sa të qëndrojmë nëpër shtëpi duke rënë viktimë e një presioni psikologjik e këtij pushteti që kërkon të zhdukë vlerat më të mira të kombit”, tha Budina.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back