Aktualitet

U hodh nga “Shefqet Ndroqi”, gazetari: Brenda spitalit thonë se...

Shkruar nga Liberale
U hodh nga “Shefqet Ndroqi”, gazetari: Brenda spitalit thonë

Një pacient 52-vjeçar, nga spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi” i dha fund jetës dje, në orët e para të mëngjesit, duke u hedhur nga ndërtesa.

Mirëpo, ditën e sotme, gazetari Erjon Skëndaj ka zbardhur disa detaje të reja të mësuara nga burime brenda spitalit.

“I ndjeri ishte invalid, me një këmbë. Vuante nga prerja e njërës prej këmbëve, ndërsa nuk dihet nga se i kishte ardhur kjo. Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Midis dy ngjarjeve të rënda, të parës dhe të fundit, ka një të përbashkët të madhe. Të dyja ngjarjet kanë ndodhur në kohën kur spitali kishte një mbingarkesë absolute, që do të thotë që të gjithë shtretërit janë të zënë. Gjithashtu, ka një numër të rritur të numrit të të vdekurve në spital. Burime brenda spitalit thonë se pacienti mund të jetë ndikuar nga një vdekje që mund të ketë ndodhur në dhomën e tij ose në dhomat afër”, tha gazetari për News 24.

Kujtojmë se ky është rasti i tretë i vetëvrasjes në spitalin “Shefqet Ndroqi” , drejtuesit e të cilit, deklaruan se 52-vjeçari nga Tropoja “nuk kishte manifestuar shenja të çrregullimeve psikologjike”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH