Kronikë

U godit me kosore nga bashkëfshatari, 39-vjeçari dërgohet me urgjencë te Trauma

Shkruar nga Liberale
U godit me kosore nga bashkëfshatari, 39-vjeçari dërgohet me

Një 46-vjeçar, B. K., banues në fshatin Gramëz të Krujës është arrestuar nga policia.

Ai ka goditur me mjet të mprehtë të tipit kosore, për motive të dobëta, E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras.

I plagosuri po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH