Aktualitet

U gjobitën pas ditëlindjes, Kryemadhi: Besi na mati temperaturën

Shkruar nga Liberale
U gjobitën pas ditëlindjes, Kryemadhi: Besi na mati temperaturën

Pak ditë më parë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi se aktori Bes Kallaku, të ftuarit dhe pronari i lokalit janë gjobitur, si rrjedhojë e shkeljes së masave të Koronavirusit në festën e ditëlindjes së aktorit.

Të ftuar në këtë festë ishin edhe presidenti Ilir Meta dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi ka folur për herë të parë për gjobën që mori e ftuar në "Open dhe tregoi se Bes Kallaku u mati të gjithëve temperaturën në hyrje.

“Para se kryeministri të merret me domatet e Bes Kallakut të merret me viktimat. Unë kam ndenjur një orë dhe tavolinat nuk ishin më shumë se 10 veta. Edhe këtu 10 veta jemi nuk duhet të gjobitemi. Dashuria për njerëzit është shumë e rëndësishme, nuk kam parë një të sëmurë që e mund sëmundjen vetëm .Bes Kallaku u mati të gjithëve temperaturën në hyrje kështu që mos u shqetësoni. Ishin një familje në çdo tavolinë kështu që s’ka të bëjë fare”, tha Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH