Aktualitet

U gjobit me 5 mln lekë/ Spaho: Do të mbani përgjegjësi të rëndë

Shkruar nga Liberale
U gjobit me 5 mln lekë/ Spaho: Do të mbani përgjegjësi

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Edmond Spaho e konsideron gjobitjen me 5 mln lekë të vjetra një akt të paprecedentë.

Ai akuzon ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi se qëndron pas urdhrit, duke shtuar se asnjë manovër apo makinacion, “nuk më frikëson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpeton dot ate nga humbja e sigurt ne Qarkun e Korçës ne 25 prill”.

Reagimi i plotë

Sot nga mediat u informova për gjobën që më ka vënë policia e Devollit, për organizim tubimi në kundërshtim me aktin normativ, për mbrojtjen nga Covid 19.

Partia Demokratike dhe unë në të gjitha aktivitetet, kemi në radhë të parë në qendër të vëmendjes, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskës.

Me një akt të paprecedent, në shkelje flagrante të aktit normativ, pa më kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata të paqena dhe pa më dhënë procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinant Mara, më ndëshkuan me gjobë mua dhe pronarin e lokalit ku unë pija kafe, sipas urdhrave që marrin nga Niko Peleshi.

I them Niko Peleshit, që asnjë manovër dhe makinacion, nuk me frikëson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpëton dot atë nga humbja e sigurt në Qarkun e Korçës në 25 prill.

I kërkoj drejtorit të Policisë Ferdinant Mara, të më heqë menjëherë survejimin me policinë politike, që me ka vënë ngado ku shkoj.

Ai do të mbajë përgjegjësi të rëndë për cdo provokacion dhe incident, qe do të krijojë me PD.

Edi Rama është e shkuara e këtij vendi, qytetarët shqiptare kërkojnë ndryshim.

Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH