Aktualitet

U gjet i vrarë me plumb në kokë, zbulohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Hamburg (EMRI)

Shkruar nga Liberale
U gjet i vrarë me plumb në kokë, zbulohet identiteti i shqiptarit

27 vjeçari i cili u gjet i vrarë pak ditë më parë në Gjermani, mësohet se është nga Burreli.Media gjermane Bild zbulon identitetin e shqiptarit që u gjet i vrarë me plumb në kokë, më 25 nëntor 2023 pranë banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen.

Bëhet fjalë për të riun Reols H., 27 vjeç nga Burreli, i cili rezulton me precedentë penale si pjesë e krimit të organizuar në Gjermani.

Për ngjarjen është vetë dorëzuar ne polici një 17-vjeçar shqiptar. Sipas autoriteteve, shqiptari është vrarë në një vend tjetër, dhe trupi më pas është dërguar atje ku është gjetur.

Autoritetet po hetojnë për motivet e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake të BILD, një nga pistat kryesore të hetimit është një përplasje për tregtinë e drogës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH