Aktualitet

U gjet dje pranë një kosh mbeturinash në Golem, zbardhen detaje të reja për foshnjën e braktisur

Shkruar nga Liberale
U gjet dje pranë një kosh mbeturinash në Golem, zbardhen detaje

Janë zbardhur detaje të reja nga gjetja e foshnjës së braktisur nga një qytetar në Golem.

"Burime bëjnë me dije se foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave për disa orë në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit derisa u gjet nga qytetari, i cili më pas e dërgoi në maternitetin e Durrësit, ndërsa aktualisht foshnja vajzë ndodhet e shtruar në pediatri. Po të njëjtat burime konfirmojnë se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3 vjeç, i cili është marrë në kujdes të shërbimit social. Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës", raporton BW.

Ndërsa bëhet me dije se, ende nuk është gjetur ndonjë familjar apo i afërm i nënës 22-vjeçare për ta vënë në dijeni lidhur me situatën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH