Aktualitet

U dogj teksa punonte, 58 vjeçari shqiptar ndërron jetë në spital në Greqi

Shkruar nga Liberale
U dogj teksa punonte, 58 vjeçari shqiptar ndërron jetë në

Një 58-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në spital, për shkak të djegieve të rënda në trup, si pasojë e shpërthimit të një cisterne gazi në një garazh makinash në perëndim të Selanikut, ku ai punonte.

Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator, ndërsa i plagosuri është shtruar gjatë gjithë këtyre ditëve në spitalin Papanikolaou në Selanik.

Ndërkohë që sot, sipas mediave greke ai ka humbur jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Po sipas të njëjtave burime, po vijojnë hetimet nga organet kompetente për rrethanat e aksidentit. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH