Sociale

“U diagnostikua me kancer gjiri, bashkëshorti e braktis vajzën e re”, mjekja tregon rastin

Shkruar nga Liberale
“U diagnostikua me kancer gjiri, bashkëshorti e braktis vajzën e

Të përballesh me sëmundjen është e vështirë. Anila Kristo Pema, mjeke onkologe tha se në këto raste qëndrimi afër i familjarëve të jep më shumë forcë për të përballuar betejën, megjithatë ka raste ku pacienti e gjen më tepër forcën te vetja. I tillë ishte rasti i një vajzë të re, për të cilën mjekja tha se edhe pse e braktisi bashkëshorti, ajo ia doli ta fitojë “betejën” me kancerin e gjirit dhe gjeti forcën për të jetuar një jetë më të mirë.

“Dua t’iu tregoj rastin e një vajze të re të cilën në momentin e diagnozës e la bashkëshorti. Ajo i vazhdoi mjekimet, madje në një moment i bëri analizat me emër tjetër, pasi kishte frikë se në momentin që bashkëshorti e merrte vesh që ajo ishte me kancer në gji mund t’i kërkonte fëmijën”teksa ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania.

“Ajo i ka mbaruar mjekimet, po bën 6-7 vjet. Është bërë edhe zysh, por ishte shumë e vështirë”,-tha mjekja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH