Sport

U dhunua nga kundërshtarët/ Dhurohen para për operimin e kapitenit

Shkruar nga Liberale
U dhunua nga kundërshtarët/ Dhurohen para për operimin e

Arlind Xaka do t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar problemet e pësuara pas dhunës së pësuar në ndeshjen ndaj Këlcyrës.

Për të realizuar ndërhyrjen, kolegët e skuadrës kanë vendosur të grumbullojnë një pjesë të konsiderueshme të rrogës mujore, duke kërkuar ndihmën e bizneseve.

Një pjesë e shumës do të mbulohet edhe nga këshilli bashkiak i Maliqit i cili ka shprehur gatishmërinë për tiu gjendur në ndihmë lojtarit.

Xaka në ndeshjen e fundit të kategorisë së dytë ka rënë viktimë e dhunës së ushtuar nga lojtarët e Këlcyrës duke pësuar demtime në nofull dhe për ndërhyrjen i nevojiten 2100 euro.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1101580,1101579,1101581"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH