Aktualitet

U dënua për trafik droge në Itali, profesor Dritan Shoraj lirohet nga të gjitha akuzat

Shkruar nga Liberale

Autoritetet dhe mediat italianë kanë kthyer edhe njëherë në vëmendje një ngjarje të ndodhur në vitin 2000, ku një profesor shqiptar u akuzua, tashmë e vlerësuar si në mënyrë të padrejtë, për përfshirjen e tij në trafikun e lëndëve narkotike në shtetin fqinj.

Dritan Shoraj, me profesion profesor në Universitetin Ekonomik të Tiranës, në vitin 2018, u dënua me 4 vite e 20 ditë burg, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Ky i fundit, u shpall fajtor në atë kohë për shitjen e një kilogrami kokainë. Shoraj u vu në prangat e policisë italiane rreth më shumë se një muaji më parë.  Ai qëndroi në qeli 40 ditë, derisa këtë të enjte Gjykata e Apelit në Trento rrëzoi akuzat e ngritura ndaj tij, me argumentin se profesori nuk ka gisht në trafikun e drogës.

Kur autoritetet italiane, nisën hetimet për bandën e drogës, ku në mesin e 128 personave të dënuar ishte edhe Dritan Shoraj, ky i fundit ndodhej në Shqipëri, ndërsa nuk ishte në dijeni për gjyqin që kishte filluar ndaj tij.

Shoraj në atë kohë, vazhdonte jetën e tij I qetë, duke dhënë mësim për studentët e Fakultetit të Ekonomisë, ndërsa disa vite më pas u angazhua edhe në politikë.

E gjithë kjo ndërsa në Itali tre gjykata (shkalla e parë dhe e dytë në Venecia dhe Kasacioni në Romë) po vulosnin dënimin e tij si trafikant droge. Një akuzë për të cilën profesori është deklaruar gjithmonë i pafajshëm dhe që e kishte ndaluar një mëngjes nëntori 2018 në oborrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, pak minuta nga mësimi.

Në burg, profesori kontakton avokatin paduan, Pietro Someda, i cili merr një rishikim të gjyqit duke paraqitur dokumente me të cilat vërteton se në të njëjtat ditë në të cilat prokuroria faktoi pazarin e drogës, profesori ishte në një shtrat spitali për shkak të një aksidenti.

Një polic rrugor në Tiranë, një infermiere nga spitali i kryeqytetit shqiptar dhe një profesor me poste diplomatike në Shqipëri dëshmuan para apelit të Trentos. Të gjithë për të konfirmuar versionin e mbrojtjes.

Më përmendën emrin për të shpëtuar një person tjetër që më pas u arrestua dhe ai. Kështu që unë shkova në burg për 40 ditë pa bërë asgjë. Sot kam rilindur dhe dua të shijoj lirinë time”. tha Shoraj.

Hapi i parë do të jetë marrja e karriges që iu hoq me dënim dhe arrest.

Unë jam ende në shok, e gjithë jeta ime u trondit, por tani do t’i rikthehem mësimdhënies”, shtoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH