Aktualitet

U dënua për korrupsion, gjyqtari kërkon t'i kthehen 30 mln lekë

Shkruar nga Liberale
U dënua për korrupsion, gjyqtari kërkon t'i kthehen 30 mln

Ish-gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri, pas dënimit me 2 vite e 6 muaj për korrupsion, i është drejtuar sërish Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ai ka kërkuar që t’i kthehen 30 milionët e sekuestruara nga Prokuroria, duke u shprehur se ato do t’i përdoret për kurim jashtë vendit dhe i kishte marrë hua nga të afërmit. Gjyqtarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë.

Ish-gjyqtari së bashku me kushëririn e tij Kujtim Miri dhe Alban Bucin u arrestuan nga prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv, pasi sipas prokurorisë kundrejt 30 mijë eurove, ndërhynë për të lënë në fuqi dënimin me 8 vite burg për Gentian Dodën, dënim i cili i dha lirinë të akuzuarit për vrasje në Burrel./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH