Aktualitet

"U copëtua nga helikat e helikopterit"/ Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Greqi

Shkruar nga Liberale
"U copëtua nga helikat e helikopterit"/ Detaje të reja nga

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja tragjike në Greqi, ku një 22-vjeçar britanik humbi jetën pasi u godit nga helikat e një helikopteri.

I riu është identifikuar si britaniku Jack Fenton, ndërsa raportohet se ai humbi jetën pas dëmtimeve të rënda që mori në Mikonos, pasi helikat e helikopterit i prenë trupin.

Për ngjarjen është arrestuar piloti, i cili akuzohet për pakujdesi që shkaktoi vdekjen e të riut.

Policia ka deklaruar se djali ishte në pushime në Mikonos me motrën dhe disa miq të tij, ndërsa helikopteri ishte dërguar nga prindërit e tij për t’i kthyer të rinjtë sërish në Britani.

I riu po bënte një foto me helikopterin ndërsa ai nuk ishte i ndezur dhe ishte afruar pranë helikave të bishtit, ndërsa piloti e ndezi atë pa e vënë re 22-vjeçarin, i cili u copëtua.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH