Showbiz

"U bëra me iphone çapaçula"/ Luizi shuan kureshtjen e fansave, tregon arsyen se përse nuk e ka përdorur më parë celularin e dhuruar nga Vëllai i Madh

Shkruar nga Liberale

Luizi Ejlli mori një famë jashtëzakonisht të madhe brenda shtëpisë së "Big Brother VIP", me karakterin që ai kishte dhe batutat e tij.

Kujtojmë që këngëtari mori një dhuratë nga Vëllai i madh, një iphone 14.

Ndërkohë pas daljes së tij nga shtëpia shpesh herë ai është parë në koncerte dhe foto të bëra nga fansat me një samsung të tipit të thjeshtë. Kjo gjë ngeli pikëpyetje nga publiku se përse ai nuk përdor Iphonin.

Pak para minutash Ejlli u fut live në Instagran teksa darkonte me Kiarën në një restorant i cili dukej luksoz, dhe u shpreh se tashmë ka futur në përdorim celularin e ri.

"U bëra me iphone çapaçula", ka shprehur këngëtari. Ndërkohë dëgjohej dhe Kiara e cila tha se nuk ka pasur kohë që Luizi ta rregullonte. /Liberale.al/  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH