Aktualitet

U arrestuan për falsifikimin e rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit, gjykata i liron

Shkruar nga Liberale
U arrestuan për falsifikimin e rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit,

Gjykata e Elbasanit ka vendosur detyrim paraqitje për gjashtë personat e arrestuar, nën akuzën e falsifikimit të rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Prokuroria kërkoi arrest me burg dhe u shpreh se do ta apelojë vendimin e gjykatës.

Shtetasit e arrestuar nga policia, që tashmë gjenden të lirë janë: Ylli Kuka, Durim Alla, Algert Alla, Erald Karriqi, Erjon Dashi dhe Mili Vasku. Po ashtu, dy të tjerë janë shpallur në kërkim: Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.

Ata ishin caktuar nga partitë politike në rolin e numëruesve, nëpër qendra të ndryshme votimi.

Partia Socialiste

Ylli Kuka

Oltion Bajrami

Durim Alla

Algert Alla

Partia Demokratike

Erald Karriqi

Erjon Dashi

Lëvizja Socialiste për Integrim

Eduart Zito

Mili Vasku

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH