Aktualitet

U arrestua për përdhunimin e të miturës, lirohet shefi i Policisë

               Publikuar në : 20:44 - 06/06/20 liberale

Është liruar sot nga qelia Shefi i stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz, Izmir Duraku i ndaluar për përdhunim të një të miture jetime 5 vite më parë.

Duraku ka lënë ambientet e paraburgimit, pasi Prokuroria e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin. Sipas Prokurorisë, nuk ka prova të mjaftueshme që e dënojnë Shefin e stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz.

Duraku u ndalua dje SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, i akuzuar për përdhunim në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza.

Ndërkohë, ditën e sotme ai u përjashtua edhe nga Policia e Shtetit, me vendim të Ardi Veliut.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back