Aktualitet

U arrestua për ndërtimin e kotecit të pulave/ 82-vjeçarja rrëfehet me lot në sy

Shkruar nga Liberale
U arrestua për ndërtimin e kotecit të pulave/ 82-vjeçarja

Rreth një muaj më parë u bë arrestimi i një 82-vjeçare nga Narta e Vlorës, e cila akuzohej për ndërtimin e një koteci të pulave në oborrin e shtëpisë së saj.

Është fjala për Lefkotheia Karasa, e cila tha se e gjithë kjo ka nisur dy vite më parë.

Intervista me 82-vjeçaren:

Si jeni me shëndetin?

Jam e rraskapitur. Më ra pika tani, shpirti im e di. Djemtë u tmerruan. Më mori polici me furgon, hajde shpejt më thoshte. Isha te dera, shpejt, shpejt, hajde ikim. Më mori në Vlorë. Nuk kisha njeri, isha vetëm.

Jetoni vetëm?

Po, djemtë dhe vajzat i kam jashtë.

Ju kanë arrestuar rreth 1 muaj më parë?

Jo një muaj, më shumë se 1 vit.

Kush e ka bërë denoncimin?

Ku di unë, ai dhe ajo bashkë, fqinjët. Burri i kishte kushërinj të parë. U dogj u përvëlua. Ishte toka e vjehrrit e tani është e imja.

Ju kanë marrë pjesë toke?

Po, është futur brenda gardhit tim. Vrau burrin tim.

Pse sillen kështu?

Nuk ngopen ata. E vranë tjetrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH