Aktualitet

U arrestua në sallën e gjyqit, mjeku Edvin Prifti apelon vendimin

Shkruar nga Liberale
U arrestua në sallën e gjyqit, mjeku Edvin Prifti apelon vendimin

Mjeku i QSUT, Edvin Prifti, i arrestuar pak ditë më parë në sallën e gjyqit, për shumën e parave që iu gjet në banesë, ka apeluar vendimin.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” apelimin e vendimit të mjekut Prifti, ku ky i fundit ka dhënë argumentet lidhur me pasurinë e tij.

Në apelim thuhet se pasuria e mjekut Edvin Prifti është e ligjshme, se paratë e gjetura në banesë janë të bashkëshortes së tij, dhe se ai nuk ka bërë përpjekje për ta fshehur. Kujtojmë se SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë.

Mes të tjerash, në vendimin që gazetarja Lala e ka siguruar të plotë për “BalkanWeb”, thuhet se “Prifti kërkon shfuqizimin e vendimit për shkak të paligjshmërisë së procedurës dhe për mungesë të provave që e bëjnë të arsyeshëm dyshimin se zoti Edvin Prifti ka kryer veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Më tej, në apelim thuhet se “Ritheksojmë se një pjesë e të hollave (56.850 USD dhe 3.395.000 lekë) nuk u gjetën në zyrën e tij, por pas kontrollit vetjak, në çantën e tij të lap-topit, i cili në thelb është një akt i paligjshëm, sepse gjykata nuk kishte disponuar me vendim për kontrollin e tij personal”. /BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH