Aktualitet

U arrestua në Kavajë, GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorit të Kukësit

Shkruar nga Liberale
U arrestua në Kavajë, GJKKO rrëzon kërkesën e

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë për drejtorin e komanduar të Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi.

Prokurori Kariqi u arrestua pak javë më parë në Kavajë, pasi akuzohej për korrupsion. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ishte vetë prokurori që kërkoi ndryshim mase për arsye shëndetësore.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij, duke e lënë në burg. Prokurori i Kukësit akuzohej për marrje ryshfeti për lehtësim mase.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH