Aktualitet

U arrestua me snajper në makinë, ish-efektivi i RENA-s refuzon të japë mostrën e ADN-së

Shkruar nga Liberale
U arrestua me snajper në makinë, ish-efektivi i RENA-s refuzon të

Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada, dhe shoku i tij Elton Hithi, të arrestuar dy ditë më parë pasi iu gjet një snajper në makinë, kanë refuzuar të japin mostrat e ADN-së.

Policia e Prokuroria kanë kërkuar mostrat e ADN-së, që t'i krahasonin me bazën e të dhënave për të verifikuar nëse dalin të përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale në vend.

Gjykata e Tiranës caktoni masën e sigurisë “arrest në burg” për të dy. Rada dhe Hithi akuzohen nga prokuroria për “armëmbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “mbajtje pa leje të armeve të ftohta”, “mbajtje pa leje e uniformave dhe mjeteve policore”.

Në sallën e gjyqit ish-efektivi i RENEA-s nuk ka dhënë shpjegime. Ndërsa Hithi, i cili në momentin e arrestimit ishte në të njëjtin mjet me Radën, ka kërkuar një masë me afat. P

ara gjykatës ai ka pretenduar se ditën e arrestimit është telefonuar nga një person, në emër të një të njohurit të tij në Angli. Ai i ka thënë të shkonte në Sauk për të marrë një pako, pa i treguar brendinë e saj, por duke i thënë se “është pak me rrezik”.

Sipas Hithit, kanë shkuar dhe e kanë marrë pakon dhe futur në makinë dhe pak metër më pas i ka ndaluar një patrullë policie.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH