Aktualitet

U arrestua dje, ish-komandoja kërcënon: S’do kaloni kollaj

               Publikuar në : 12:44 - 16/04/19 Liberale

Erzen Uka ish-komandoja i arrestuar të hënën për nxitje terroriste doli sot para gjyqtarëve te Krimet e Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokurori Eugen Beci kërkoi arrest me burg për të, ndërsa Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues, duke thënë se respekton vetëm Allahun. Ai kërcënoi gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci duke u thënë: Sa të dal do të jepni llogari e nuk do kaloni kollaj.

Erzen Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste,; nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa gjykata u tërhoq për vendim.

Ai ka shërbyer në Irak dhe Afganistan në vitin 2011 është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit./ Gazeta Liberale

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *