Policia indiane tha se katër burra të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në jug të Indisë, u qëlluan për vdekje gjatë rindërtimit të skenës së krimit.
Të katër burrat ishin në paraburgim dhe nuk janë akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim.
Komisionari i policisë, Hyberabad Sadzhanar, i tha BBC-së se policia kishte dërguar të akuzuarit në vendin e krimit, për të rindërtuar krimin që kishte ndodhur.
Por kur ata u përpoqën të rrëmbenin armët e oficerëve dhe të ikin, policia qëlloi drejt tyre. Për rrjedhojë mbetën edhe dy policë të plagosur.
Trupi i djegur i viktimës 27-vjeçare u gjet javën e kaluar, pasi u raportua e zhdukur.
Rasti ngjalli zemërim dhe protesta në të gjithë Indinë për mosveprimin e policisë.
Pas njoftimit për vrasjen e të dyshuarve, rreth 300 njerëz u mblodhën në vendin e krimit në Shadnagar, për të lavdëruar policinë.
Megjithatë, në Nju Delhi, disa monitorues e kanë dënuar vrasjen nga ana e policisë, duke e quajtur drejtësi të rreme./Gazeta Liberale