Showbiz

U akuzua se organizoi rrëmbimin e djalit të saj, Cher reagon për herë të parë: Do të bënit gjithçka për fëmijët tuaj

Shkruar nga Liberale

Dokumentet e reja ligjore nga divorci i djalit të Cher, Elijah Blue Allman dhe Marieangela King nxorën në dritë akuzën se vjehrra e saj orkestroi rrëmbimin e djalit të saj në një kohë kur ekzistonte mundësia e pajtimit të çiftit.

Në veçanti, nusja e saj pretendoi se në nëntor 2022 , ylli porositi katër burra që të rrëmbenin djalin e saj 47-vjeçar nga dhoma e hotelit ku ai po qëndronte në Nju Jork. King, 36-vjeçe, pretendoi se rrëmbimi erdhi pas 12 ditësh që të dy kishin kaluar në qytet duke u përpjekur të riktheheshin bashkë. Ajo shton gjithashtu se një nga rrëmbyesit e ish-bashkëshortit të saj, i tha asaj se Cher e kishte punësuar atë.

Për herë të parë, Cher i është përgjigjur kësaj akuze, duke thënë se thashethemet nuk janë të vërteta. Por siç shtoi ajo, duke folur për varësinë e të birit ndaj substancave: “Miliona njerëz në SHBA vuajnë nga i njëjti problem si unë. Unë jam një nënë. Kjo është puna ime – të përpiqem, në një mënyrë ose në një tjetër, të ndihmoj fëmijët e mi. Ju do të bëni gjithçka për fëmijët tuaj. Sa herë që mund t'i ndihmoni ata, thjesht bëjeni. Edhe kur keni dhimbje, kur mendoni për fëmijët tuaj buzëqeshni, duajini ata dhe përpiquni të jeni aty për ta"./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH