Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    E pëson biznesmeni në Gjirokastër, la pa rroga punëtorët indianë

    E pëson biznesmeni në Gjirokastër, la pa rroga punëtorët indianë

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 1 milionë euro, dyshohet se janë përfituar nga trafikimi i drogës, ja kujt i përkasin

    Aksident në Durrës/ Makina përplas policin në vijat e bardha

    E RËNDË/ Breshëri plumbash drejt banesës së Skënder Likës në Kurbin

    I përfshirë në trafik droge, arrestohet Shefi i Kufirit në Drejtorinë e Policisë së Korçës

    I hynë në banesë për ta grabitur, 54-vjeçari i dhunuar përfundon në spital. Autorët ende në arrati

    E rëndë/ Gjendet i vdekur turisti në Shkodër, detajet e para

    • Aktualitet
    • Media Polis
      Reshje dhe stuhi të forta, humbin jetën 9 persona dhe plagosen 27 të tjerë

      Reshje dhe stuhi të forta, humbin jetën 9 persona dhe plagosen 27 të tjerë

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      MEDIA POLIS nga Belina Budini: Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Bashkimi i demokratëve si instrument komunikimi

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Rama, skenë ndërkombëtare për teatër shqiptar

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

      Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Ekspertize
    • Krye
    • Polemikë
    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Kriza e trefishtë e lidershipit të Sali Berishës

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Kushtetuta 25 vjeç, ka 15 vite që ‘’ecën e vdekur’’

    Preç Zogaj tregon dy mënyrat se si mund të dalë nga kriza PD-ja

    Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne, burrat vrasës!

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Ta kthejmë debatin politik nga global në lokal

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Miratimi i buxhetit nuk mund të bëhet me një procedurë të zakonshme

    EKSPERTIZË nga Kristaq Xharo: A mund të mbijetojë Kosova pa njohjen nga Serbia? 

    EKSPERTIZË nga Kristaq Xharo: A mund të mbijetojë Kosova pa njohjen nga Serbia? 

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: Si shpjegohet dyfishimi i çmimit të banesave dhe i qirave në Tiranë, krahasimi me Europën

    SHIFRA E DITËS: Si shpjegohet dyfishimi i çmimit të banesave dhe i qirave në Tiranë, krahasimi me Europën

    Publikohet studimi i Oksford: A shkakton dëm në shëndetin mendor përdorimi i internetit?

    Publikohet studimi i Oksford: A shkakton dëm në shëndetin mendor përdorimi i internetit?

    SHIFRA E DITËS: Shqipëria dhe Europa, cilat vende kanë pagat më të larta dhe më të ulëta?

    SHIFRA E DITËS: Shqipëria dhe Europa, cilat vende kanë pagat më të larta dhe më të ulëta?

    Nga Lea Ypi: Italia, Shqipëria dhe miti i krizës europiane të emigrantëve

    Nga Lea Ypi: Italia, Shqipëria dhe miti i krizës europiane të emigrantëve

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    Izraeli dhe Hamasi zgjasin armëpushimin

    Izraeli dhe Hamasi zgjasin armëpushimin

    VOA: Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e jashtme amerikane

    VOA: Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e jashtme amerikane

    E RËNDË/ Breshëri plumbash drejt banesës së Skënder Likës në Kurbin

    Në kërkim për trafik droge, arrestohet i shumëkërkuari i Ndraghetës

    Nga nesër, llogaritë joaktive në Google do të fshihen, ja arsyeja

    Nga nesër, llogaritë joaktive në Google do të fshihen, ja arsyeja

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin vitin me surpriza

    Njihuni me tre shenjat e zodiakut që do të bien në dashuri muajin e fundit të vitit

    Me apo pa qëllim, Megan Fox e hodhi një kunjë për ish-at

    Me apo pa qëllim, Megan Fox e hodhi një kunjë për ish-at

    Viti 2023, dy astrologë parashikojnë se çfarë rezervojnë yjet për të gjitha shenjat

    HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e premte 1 Dhjetor 2023

    A do zbardhë “nata” e Preç Zogajt? Shënime mbi romanin e fundit të shkrimtarit, botim i UET Press

Fillimi Kryesore

Tym i zi nga Holanda

Tym i zi nga Holanda

Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse Gjermania votoi pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe kancelarja Merkel premtoi lobim, Holanda ka refuzuar edhe këtë vit, duke hapur dritën jeshile vetëm për Maqedoninë e Veriut. Qëndrimi i qeverisë holandeze vjen përpara një përgjigjeje nga Franca, e cila mund edhe të ndryshojë lojën në favor të Shqipërisë, por me vizionin e Macron për reformimin e BE-së,  gjasat janë të vogla. Pse skeptikët e zgjerimit po i ndajnë dy kandidatët? A janë politikat e brendshme të vendeve anëtare apo Franca dhe Holanda nuk i shohin si garanci nëntë kushtet gjermane?   

Suadela Balliu

 Kaloi vetëm 24 orë  nga deklarata e kryeministrit Rutte se Holanda ishte e shqetësuar rreth përparimit të vogël të Shqipërisë në kuadër të kushteve për çeljen e negociatave, kur ministri i Jashtëm, Stef Blok zbuloi pas  mbledhjes së kabinetit qeveritar qëndrimin kundër.

“Shqipëria nuk është ende gati për negociatat”, do të thoshte Blok, ndërsa foli për hapa të tjerë në luftën kundër korrupsionin dhe sundimit të ligjit. Qëndrimi holandez, jo i ri ndaj Shqipërisë pas “jo”-së së vitit të kaluar, votimin në parlament për rikthimin e regjimit të vizave, por edhe kundër hapjes së bisedimeve, vjen ndryshe nga ai i Gjermanisë, e cila votoi në Bundestag pro duke i vendosur shtetit kandidat nëntë kushte, që duheshin plotësuar në dy konferencat e anëtarësimit.

Duke ditur zhvillimet mes vendeve anëtare të BE-së, megjithë premtimin e kancelares Merkel për lobim dhe vetos së saj për të mos e ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në parlamentin gjerman, kryeministri Rama prej ditësh i kishte fokusuar deklaratat e tij publike tek politikat e brendshme të vendeve të BE-së, duke parathënë mes rreshtave “Jo”-në që mund të vinte më 18 tetor, kur Këshilli Europian pritet të japë vendimin përfundimtar për çeljen e negociatave me dy vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Megjithëse kryeministri Rama flet për stereotipat – ku Holanda e bazon qëndrimin e saj nisur nga azilkërkues por edhe krimin në rritje grupeve shqiptare në një kohë kur shifrat nuk e argumentonin perceptimin e parlamentit holandez -, apo për vizionin e Macron-it për BE-në dhe zgjerimin,  mendimi krejt ndryshe për Maqedoninë e Veriut të cilën e shohin se ka ecur me hapa të mëdhenj, nuk flet edhe aq për politikën e brendshme të vendeve anëtare.

Në një intervistë të pak muajve më parë, kryeministri e quante të dëmshme për stabilitetin e rajonit  ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në çeljen e negociatave, por pas qëndrimit zyrtar të  qeverisë Holandeze, ky duket skenari më i mundshëm, dy javë më vonë.

Holanda, si një shtet i vogël që po përpiqet t’i atashohet boshtit Gjermani -Francë, pas largimit të Britanisë nga unioni, nuk do t’i dilte kundër shtetit më të  fuqishëm në BE,  në në një kohë kur Gjermania ka votuar pro dhe ka rimarrë rolin lobues për vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm nëse do të kishte marrë shtysë nga presidenti Macron, skeptik i zgjerimit por që ende nuk e ka thënë fjalën e tij të fundit.

Shqipërisë i mbetet edhe një fill, edhe pse tejet i hollë, shprese për cceljen e negociatave, nëse kancelarja Merkel ka qenë mjaftueshëm bindëse për presidentin francez, nëse ky i fundit do të votojë për një “po” me kushte si Gjermania, ose do të shtojë të tjera kushte rezolutës së miratuar nga Bundestagu. Vetë Rama e pranoi dy ditë më parë nga Kuvendi, se kushtet mund të vinin duke u shtuar, nëse një apo disa shtete të tjera anëtare e kërkonin kundrejt “po”-së për ccelje të negociatave.  Nëse Macron voton për cceljen e negociatave, pavarësisht kushteve, bën një tërheqje të qëndrimit të tij të deritanishëm për një reformim të brendshëm të unionit dhe jo zgjerim me anëtarë të rinj. Por, nëse edhe Franca, e cila thuhet se ndaj Maqedonisë së Veriut e ka zbutur disi qëndrimin kundër, do të jepte dritë jeshile vetëm për fqinjët, Macron-it do t’i binte kauza e vizionit për BE-në. Pak muaj më parë Franca do të shprehte shqetësimin ndaj numrit në rritje të azilkërkuesve nga Shqipëria, shqetësim që vinte fill pas atij të ngritur nga parlamenti holandez që kërkoi edhe rivënien e regjimit të vizave me shqiptarët.

“Qenka më ekzigjente Holanda, sesa, të themi, Finlanda? Në Finlandë janë më tolerantë ndaj korrupsionit, ndaj krim të organizuar?!  Finlanda është mbi të gjitha vendet e tjera në këto aspekte. Pse ministri i Jashtëm Finlandez, dje, në  emër të Presidencës Finlandeze, tha hapje negociatash pa kushte? Shumë e thjeshtë. Nuk kanë probleme të brendshme të atilla që t’i detyrojë ta  kthejnë shqiptarin në dele të zezë. Unë nuk di si ta shpjegoj që kapet një bandë me belgë, me holandezë e marokenë dhe aty janë edhe 2 shqiptarë dhe titulli është: “U kap banda e shqiptarëve””, do të thoshte kryeministri Rama dy ditë më parë në Kuvend.

Por përtej politikës së brendshme të BE-së, që sipas Ramës ka pak të bëjë me plotësimin e kushteve apo bërjen e reformave në vend,  shtetet e BE-së janë të gatshëm të hapin negociatat me Maqedoninë dhe konferenca e parë ndërqeveritare për anëtarësim pritet të zhvillohet në fund të këtij viti, ndërsa Shqipëria nuk ka një datë të caktuar dhe gjithçka varet nga plotësimi i nëntë kushteve, ku dy të parat lidhen me krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, si edhe miratimi gjithëpërfshirës i Reformës Zgjedhore.

“Ndonjëherë njerëzit mendojnë se duke folur në këtë formë, unë ia hedh fajin Europës. Jo nuk ja hedh fajin Europës, po kush tjetër në Europë, më shumë sesa Franca, ka të drejtën të thotë e të mendojë që Europa nuk po funksionon siç duhet, është një nga dy themelueset e BE-së. Kush tjetër më shumë se Franca mund të mendojë që në fakt, BE-ja duhet të ndryshojë, metodologjia, qasja duhet të ndryshojë, Është legjitime kjo gjë”, do të shprehej kryeministri Rama dje në Ministerialin Rajonal të Drejtësisë.

Sipas agjencisë “Reuters”, drafti i deklaratës së ministrave të BE-së, me hapje pa kushte për Maqedoninë e Veriut dhe nëntë kushte për Shqipërinë,  pritet të miratohet në takimin e 15 tetorit. Por ministri i Jashtëm holandez Blok e bëri të ditur dje qëndrimin e tij, duke e cilësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë si të parakohshme. Megjithatë kancelarja gjermane Merkel mund të kërkojë ndihmën e Macron për të arritur kompromisin e “po”-së me kushte në vendimin e 18 tetorit.

“Ajo që nuk kuptoj është që, pasi Europa të hyjë në një proces të thellimit të reformës së vet, si atë që thotë presidenti Macron, atëherë, si mund të na kërkoni ne që të ndalojmë thellimin e reformave tona? Sepse nuk ka sesi ne do ta kishim bërë këtë reformë në drejtësi, pa pasur SHBA-në dhe Europën në krah e në mbështetjen të plotë dhe pa pasur atë zjarr të brendshëm tonin e atë dëshirë tonën për të qenë pjesë e kësaj familjeje. Nuk do t’ia kishim dalë. Përse nuk e bëmë përpara”, do të thoshte Rama dje. Një “jo” përfundimtare nga Këshilli Europian  do të thotë rrëzim i nëntë kushteve gjermane, të cilat lidheshin ngushtë me zhvillimet aktuale në vend dhe krizën politike. Kushti i dytë që Shqipërisë i duhej të plotësonte për të shkuar në konferencën e parë të anëtarësimit ishte miratimi i Reformës Zgjedhore.

Presioni i kohës për të arritur deri atje, por edhe motivimi për ta bërë në emër të shqiptarëve, duket sikur i afroi palët në dialog, ku PD për herë të parë pas muajve refuzim u ul në tryezën për Reformën Zgjedhore, organizuar nga OSBE, edhe pse me kushtet e saj për një strukturë ndërkombëtare. Zhgënjimi që mund të vijë nga përgjigja negative edhe këtë vit, mund t’i lërë në mes hapat e hedhur dhe ta thellojë krizën edhe më shumë, ku edhe tani kreu i PD-së, Basha është shprehur se dështimi me negociatat mban vulën e kryeministrit Rama, ndërsa sipas tij opozita ka gati paketën antikrizë me pesë kushte. Pak ditë më parë Basha i bëri thirrje kryeminsitrit t’i pranonte kushtet, ose të largohej.  Angazhimi për t’i përmbushur kushtet, e ccoi kryeministrin të pranonte se duhej nisur dialog urgjent për miratimin e reformës, së pari me rekomandimet e OSBE/ODIHR që do t’i bashkëngjiteshin ligjit ekzistues, ndërsa propozimet e tjera të liheshin për një fazë të dytë, duke e pasur Gjermaninë në krah të Shqipërisë në  rrugën e saj të bisedimeve për anëtarësim pas vullnetit për përmbushjen e kushteve.

Në konferencën e djeshme, për Drejtësinë,  kryeministri parashikoi shuplakën e radhës që mund t’i vijë vendit nga BE.

“Bëhet fjalë për 2 javë, 2 javë që të kemi ndoshta shpullën tjetër të radhës dhe pastaj duhet të shtrëngojmë duart, të pimë ndonjë pije sëbashku. Është frustruese, sepse ne na thuhet gjithnjë që ju duam dhe që një ditë do jemi bashkë, por që duhet të vazhdoni të përmirësoheni e të përmirësoheni”,  do të thoshte kryeministri, ndërsa me herët nga Kuvendi do të thoshte se sot, me kriteret dhe kërkesat e vendosura nga unioni për shtetet kandidate, as anëtarët më të vjetër të BE-së nuk do t’i përmbushnin dot.

Megjithëse ka vendosur të votojë kundër hapjes së bisedimeve, Holanda i ka njohur disa nga hapat në procesin e vetingut dhe rritjen e operacioneve policore kundër krimit, por ka shprehur mendimin se Struktura e Posaçme Antikorrupsion duhet të bëhet sa më shpejt funksionale dhe që “Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, është shprehur ministri i Jashtëm holandez. Por edhe Gjermania, e cila ka kërkuar në kushtet e saj ngritjen dhe funksionimin e SPAK dhe hetimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar, votoi pro çeljes së negociatave. Përballë Maqedonisë që dënoi me dy vite burg ish-kryeministrin Gruevski dhe çoi në burg prokuroren speciale pas skandalit “Zhvatja”, Shqipëria ka vetëm dënimin me tre vite punë komunitare të ish-ministrit Tahiri, me një vendim gjykate që e rikualifikoi veprën nga akuza për trafik droge në shpërdorim detyre si edhe  dosjet “339” dhe “184” , ku lakohen emrat e Vangjush Dakos, i shpallur i padëshiruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ai i Damian Gjiknurit, aktualisht kreu i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Por, në një intervistë televizive ditën e mërkurë, kryeminsitri nuk shihte kurrfarë lidhjeje mes vizionit të Macron për reformimin e BE-së me përgjimet e Dibrës.

Në mes të skeptikëve konservatorë gjermanë, të cilët kërkuan pikën e parë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Rama do të gjente avokatinë e kancelares Merkel, e cila e kishte pranuar se mungesa e gjykatës vinte nga procesi i vetingut, kusht që i ishte vënë Shqipërisë dhe se kjo tregonte sukses dhe jo dështim të Reformës në Drejtësi.

“Të paktën ekziston një person në Komunitetin Europian që mendon si unë e kam thënë dhe e them ngaherë, tashmë jemi dy. Shyqyr që personi tjetër ka mundësinë që ta bëjë Gjermaninë që të thotë “PO”. Unë nuk e arrita dot”, do të thoshte Rama dje, ndërsa përmes paraleles figurative mes ShBA dhe Meksikës do të sillte korridorin që ndan BE-në me Ballkanin Perëndimor, “i cili na ndan dhe ne jemi këtu që luajmë dhe ju na shikoni sesi luajmë, shtrëngoni duart me ne, përpiqeni të më kuptoni mua e të tjerët e pastaj në fund thoni mirë, mirë, çuna të mirë e goca të mira, po jo tamam”, do të shprehej kryeministri, tashmë  me pesimizmin dhe zhgënjimin në dukje. Dy ditë më parë do të fliste për krushq, që me vendosjen e kushteve gjatë rrugës, prishnin krushqinë, ndërsa dje foli për martesë, atë martesë të dëshiruar të shqiptarëve me Bashkimin Europian.

“Por ne nuk kemi zgjedhje tjetër. Ne nuk kemi alternativë tjetër, nuk ka asgjë tjetër, nuk ka mënyrë tjetër, ne na duhet që të vazhdojmë t’ju duam e të besojmë te kjo martesë e jona”.

Besim që në deklaratat e fundit të kryeministrit duket i zbehur, ndërsa parashikon se së shpejti do të jemi të rrethuar nga BE-ja, por pa hyrë në të. “Greqia është në BE, duhet të shkosh në Greqi në BE, të dalësh nga BE, të kalosh Maqedoninë e Veriut, Serbinë e të hysh sërish në BE kur je refugjat. Kështu që, a mund të mbash veshkën në xhep, mund të funksionojë organizmi i tillë, në këtë formë?”. Por duket se vendet e BE-së nuk janë aq të ndjeshme ndaj asaj që mund të duket si padrejtësi gjeopolitike, duke e lënë Shqipërinë të fundit në trenin e integrimit, që mundi veçse të rrokte “po”-në gjermane, pa e cekur procesin e gjatë e dërrmues të anëtarësimit në familjen e madhe europiane.

Holanda: Hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme

Qeveria e Holandës, e drejtuar nga Mark Rutte, i ka dërguar një letër Parlamentit ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është e parakohshme.

“Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”, thuhet në letrën e siguruar nga Top Channel.

Në letrën e qeverisë holandeze bëhet edhe një pasqyrim i qëndrimeve që mbajnë shtetet e tjera anëtare të BE-së, veçanërisht i Gjermanisë.

Rama: Nuk kemi alternativë, veç martesës me BE

Në kufirin mes SHBA dhe Meksikës është një qytet i vogël që quhet Sonora. Gjysma e qytetit është në SHBA dhe gjysma tjetër në Meksikë. Të njëjtët njerëz në anën e SHBA-së ka arsim, kujdes shëndetësor, sundim ligji, nuk ka kriminalitet, ok ka kriminalitet po jo si  në anën tjetër të kufirit. Në anën tjetër të kufirit nuk ka shans, nuk ka mundësi që ti të arrish diçka në jetë në rast se nuk je i lidhur me kartele, pra është një qytet i ndarë në dysh, të cilin e ndau fati ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës. Pra, nuk ka të bëj me klimën, nuk ka të bëj me etninë, nuk ka të bëj me besimin fetar, ka të bëjë me institucionet. Dhe fati i të gjithëve ne këtu dhe në këtë anë të botës dhe kur e thashë këtë, në fakt thashë qenkemi fiks mishërimi i asaj që ne jemi në fakt në lidhje me Europën, Bashkimi Europian andej në atë anë dhe Ballkani Perëndimor në këtë anë dhe ka një korridor këtu në mes, i cili na ndan dhe ne jemi këtu që luajmë dhe ju na shikoni sesi luajmë, shtrëngoni duart me ne, përpiqeni të më kuptoni mua e të tjerët e pastaj në fund thoni mirë, mirë, çuna të mirë e goca të mira, po jo tamam.

Por ne nuk kemi zgjedhje tjetër. Ne nuk kemi alternativë tjetër, nuk ka asgjë tjetër, nuk ka mënyrë tjetër, ne na duhet që të vazhdojmë t’ju duam e të besojmë te kjo martesë e jona. Po nuk shoh ambasadorin britanik këtu është e vërtetë, sepse britanikët kanë luksin që të mendojnë shkurorëzimin, divorcin, pas kaq shumë vitesh, ndërsa ne jo. Sepse për ne, kjo është hera e parë, është ajo herë e parë të cilën ti e ke ëndërruar dhe nuk e ndalon dot askënd që të ketë këtë ëndërr e të martohet me atë që do.

Padashur t’i ndërlikoj gjërat unë jam i sigurt që ju më kuptoni, e kuptoni se çfarë po them, sepse bëhet fjalë për 2 javë, 2 javë që të kemi ndoshta shpullën tjetër të radhës dhe pastaj duhet të shtrëngojmë duart, të pimë ndonjë pije sëbashku. Është frustruese, sepse ne na thuhet gjithnjë që ju duam dhe që një ditë do jemi bashkë, por që duhet të vazhdoni të përmirësoheni e të përmirësoheni.

Tani më duhet të bëj një koment, vjet, përshembull, na thanë që keni bërë një punë fantastike, por keni ende diçka për të bërë. 57 gjyqtarë dhe prokurorë, një numër magjik, nuk e dija pse do ishte kjo shifër 57 dhe jo 58, ose pse jo 56, por thashë 57.

Epo mirë, kabala e shtyrjes dhe ne shkuam përtej 57-ës, shumë më shumë se 57 dhe procesi i rivlerësimit, vettingu u bë revolucioni ynë francez me gijotinën. Çdo mëngjes, në çdo televizion shqiptar, të gjithë këta që ishin të paprekshëm, të paprekshmit kalonin te komisionet e vettingut dhe dukeshin si të dobët dhe gjithë ata që shkarkoheshin e shkarkoheshin e hiqeshin nga sistemi, pra, forca e korrupsionit në Shqipëri. Korrupsioni për 30 vite është rritur dhe që gjendet tek politikanët dhe që gjendet tek autoritetet publike, por më besoni kur ju them, nuk ka të krahasuar me qarkun e të paprekshmëve që u zhbë tashmë njëherë e mirë, të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata ishin forca dhe pushteti i korrupsionit, ata ishin ata që e garantonin dhe ushqenin korrupsionin dhe gjithçka ishte bërë relative. Dhe pas 1 vit nuk flasim më për 57, por më shumë se 100.

Tani cili është problemi? Tani problem është që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Po, por ne na u tha që duhet të pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit. Kështu që kur po bën operacion tek trupi i dikujt, duhet parë nga cili këndvështrim e sheh, sepse shyqyr Zotit që ka ende njerëz, pra, burra e gra të mençura në Europë, të cilët vazhdojnë t’u referohen të vdekurve, që i kemi përmendur. Angela Merkel është kampione e kësaj gjëje dhe ajo ka thënë një gjë, të cilën dua ta dëgjojnë të gjithë dhe u dëgjua në fakt nga grupi parlamentar. Ne po themi që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe që ky është dështim, më fal por unë citoj kancelaren gjermane,  a ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që të pastronin sistemin dhe a kanë faj ata që e pastruan sistemin, e bënë atë dhe tani që u pastrua sistemi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe duhet t’u hedhim faj për këtë gjë, apo t’i përgëzojmë për këtë punë që kanë bërë.

Natyrisht që kur nuk Gjykatë Kushtetuese funksionale nuk mund të jesh shtet anëtar, por ne nuk po kërkojmë të jemi shtet anëtar, ne thjesht po kërkojmë që të vazhdojmë një rrugëtim që do të dojë e do kërkojë shumë kohë, një kohë të gjatë. Kjo do të thotë që hapi tjetër do të jetë sigurisht hapi që do të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Por fakti që nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale në këtë moment tregon sukses jo dështim.

Të paktën ekziston një person në Komunitetin Europian që mendon si unë e kam thënë dhe e them ngaherë, tashmë jemi dy. Shyqyr që personi tjetër ka mundësinë që ta bëjë Gjermaninë që të thotë “PO”. Unë nuk e arrita dot.

Në mbyllje më lejoni të them që po, e di që ne e kemi probleme madhore ende për të zgjidhur, sepse problemi thelbësor është ndërtimi dhe fuqizimi i institucioneve. Mos harroni atë shembullin që ju dhashë në kufirin mes SHBA dhe Meksikës. Është e përafërt kjo gjë, jo aq dramatike, por e përafërt, e ngjashme. Pra, ne jemi të ndarë nga një kufi, i cili gjendet gjithandej rreth nesh dhe jam i sigurt që 99% e eurodeputetëve në parlamentet kombëtare nuk mendojnë  që Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufijtë e BE-së. 99 % e parlamentarëve në shtetet anëtare të BE-së mendojnë se Ballkani Perëndimor gjendet mes Turqisë dhe Gjeorgjisë. Më besoni ku ju them se kam parë edhe udhëheqës që thonë me të vërtetë që jeni të rrethuar nga kufijtë e BE-së? Po si ka mundësi? Greqia është në BE, duhet të shkosh në Greqi në BE, të dalësh nga BE, të kalosh Maqedoninë e Veriut, Serbinë e të hysh sërish në BE kur je refugjat. Kështu që, a mund të mbash veshkën në xhep, mund të funksionojë organizmi i tillë, në këtë formë?

Maj 2019

Shqipëria merr rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave  pa kushte me BE-në

Qershor 2019

Parlamenti holandez voton  hapjes së negociatave me Shqipërinë, pro Maqedonisë së Veriut

Shtator 2019

Bundestagu gjerman voton “po” me nëntë kushte që Shqipërisë t’i çelen negociatat /Gazeta Liberale

Ju sugjerojme

VOA: Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e jashtme amerikane
BOTA

VOA: Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e jashtme amerikane

19:32 | 30/11/2023
E RËNDË/ Breshëri plumbash drejt banesës së Skënder Likës në Kurbin
Kronikë

I përfshirë në trafik droge, arrestohet Shefi i Kufirit në Drejtorinë e Policisë së Korçës

18:50 | 30/11/2023
SHIFRA E DITËS: Si shpjegohet dyfishimi i çmimit të banesave dhe i qirave në Tiranë, krahasimi me Europën
Economicus

SHIFRA E DITËS: Si shpjegohet dyfishimi i çmimit të banesave dhe i qirave në Tiranë, krahasimi me Europën

18:03 | 30/11/2023
Qyteti zviceran heq pemën e Krishtlindjes pas kritikave se është “shumë e shëmtuar”
BOTA

Qyteti zviceran heq pemën e Krishtlindjes pas kritikave se është “shumë e shëmtuar”

17:01 | 30/11/2023
“Përfitojnë 620 të dënuar”, Manja i dorëzon Ramës projektin final për Amnistinë: Një vit ulje dënimi për të gjithë të burgosurit
Aktualitet

“Përfitojnë 620 të dënuar”, Manja i dorëzon Ramës projektin final për Amnistinë: Një vit ulje dënimi për të gjithë të burgosurit

15:49 | 30/11/2023
58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro në banesë, arrestohen dy shqiptarë në Itali, në pranga dhe miku i tyre italian
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor/ Rikthehet sërish kriza e monedhave të huaja, sa do të shkojë Euro për fundvit?

15:48 | 30/11/2023
Para
Sekuestrohen armë dhe drogë në Kukës, arrestohen 4 persona

Iu gjetën armë e municione, arrestohet 33-vjeçari

Foto/ Kush është këngëtari i polifonisë që humbi jetën sot në Fier

Foto/ Kush është këngëtari i polifonisë që humbi jetën sot në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të fundit

  • Njihuni me tre shenjat e zodiakut që do të bien në dashuri muajin e fundit të vitit
  • E pëson biznesmeni në Gjirokastër, la pa rroga punëtorët indianë
  • Izraeli dhe Hamasi zgjasin armëpushimin
  • Zyrtare! Ja kur nis “Big Brother Vip 3”!
  • Aksident në Durrës/ Makina përplas policin në vijat e bardha
  • VOA: Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e jashtme amerikane
  • Me apo pa qëllim, Megan Fox e hodhi një kunjë për ish-at
  • Në kërkim për trafik droge, arrestohet i shumëkërkuari i Ndraghetës
  • Nga nesër, llogaritë joaktive në Google do të fshihen, ja arsyeja
  • I përfshirë në trafik droge, arrestohet Shefi i Kufirit në Drejtorinë e Policisë së Korçës

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al