Globi

Twitter i korrigjon postimet, Trump kërcënon mbylljen e mediave

Shkruar nga Liberale

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të mërkurën që të mbyllë platformat e rrjeteve sociale. Paralajmërimi i presidentit Trump vjen një ditë pasi Twitter shtoi për herë të parë një paralajmërim rreth disa postimeve të tij, duke  drejtuar lexuesit që të kontrollonin me fakte disa nga pohimet e tij në platformë.

Republikanët ndjejnë se Platformat e Mediave Sociale i shuajnë totalisht zërat e konservatorëve. Ne do t’i rregullojmë fuqishëm, ose do t’i mbyllim ato, përpara se ta lejojmë që kjo të ndodhë. E pamë atë që u përpoqën të bënin, dhe dështuan në vitin 2016", shkruajti Trump në Twitter.

Në ndërhyrjet e bëra nga Twitter, kur përdoruesit që shikonin postimet e presidentit amerikan klikonin në paralajmërimin e vendosur nga Twitter-i, i cili i drejtonte ata tek një njoftim i titulluar: Trump bën pretendimin e pabazuar se fletëvotimet me postë do të çojnë në mashtrim zgjedhor.

Bashkë me paralajmërimin vinte një link që të dërgonte tek shkrimet e rrjetit CNN dhe gazetës Washington Post, si dhe përfshinte një shënim me titull “Çfarë duhet të dini”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH