Globi

Turqia vajton 41 viktimat që humbën jetën në minierë

Shkruar nga Liberale
Turqia vajton 41 viktimat që humbën jetën në minierë

Turqia po mban zi për 41 punëtorët që humbën jetën nga shpërthimi i minierës së qymyrit në Turqinë veriperëndimore, të premten e 14 tetorit.

Sipas autoriteteve vendase prokurorët turq kanë nisur hetimet për shkakun e incidentit, por sipas të dhënave fillestare shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga metani në minierë.

Në një deklaratë për mediet, presidenti i Konfederatës së Sindikatave Revolucionare të Turqisë, Seyit Aslan, tha:

Kjo minierë qymyri dikur punësonte 6000 punëtorë, tani 700 punëtorë po bëjnë të njëjtën punë. Ne do të përjetojmë të njëjtën tragjedi përsëri nëse hetimi dhe inspektimi efektiv nuk kryhen dhe nuk zbatohen ligjet aty ku kërkohet. Gabimet e një kompanie shtetërore janë të pafalshme”, përfundoi ai.

Në vitin 2014, rreth 300 punëtorë u vranë në fatkeqësinë më të rëndë ndonjëherë në minierat e Turqisë, në qytetin perëndimor të Somas, 350 km në jug të Stambollit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH