Aktualitet

Bisedimet me SHBA për Sirinë/ Turqia: Ky nuk është armëpushim

Shkruar nga Liberale
Bisedimet me SHBA për Sirinë/ Turqia: Ky nuk është

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka folur në një delegacion amerikan ku kanë qënë të ftuar zyrtarët e lartë turq në lidhje me situatën në Siri.

"Do ta pezullojmë operacionin ‘Burimi i Paqes’ që PKK/YPG të largohet gjatë 120 orëve, ky nuk është armëpushim. Turqia do ta ndalojë operacionin vetëm pasi terroristët e YPG/PKK-së të largohen (nga zona e sigurt), ai njoftoi se në takimin e sotëm janë dakorduar jo vetëm për tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së, por edhe për mbledhjen e armëve dhe asgjësimin e pozitave dhe fortifikimeve të tyre.

Në bisedimet e sotme fituam atë që deshëm, si rezultat i lidershipit të shkathët të presidentit Erdoğan, pauzimi nuk do të thotë se ushtarët tanë dhe forcat tona atje do të tërhiqen. Ne do të vazhdojmë të jemi atje”, ka thënë Çavuşoğlu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se presidenti Recep Tayyip Erdoğan tashmë e ka njoftuar homologun amerikan Donald Trump se Turqia nuk do të negociojë me terroristët.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja vazhdimisht ka potencuar se operacioni nuk ka në shënjestër kurdët, por synon ta pastrojë rajonin nga organizata terroriste PKK dhe dega e saj siriane YPG.

"Pezullimi i operacionit antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë nuk është armëpushim, pasi armëpushimi mund të arrihet vetëm midis dy palëve legjitime", ka theksuar më së shumti Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH