Aktualitet

Turqia nuk gjen paqe, goditet në mesditë nga tërmeti i fuqishëm

Shkruar nga Liberale
Turqia nuk gjen paqe, goditet në mesditë nga tërmeti i

Turqia nuk gjen qetësi. Mesditën e sotme është goditur nga një tërmet tjetër, që sipas AFAD (Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave) ka qenë me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti i pak minutave më parë ka ndodhur në lagjen Bor të Niğde.

Edhe një ditë më parë ka pasur lëkundje të forta. Një tërmet me magnitudë 4.7 ka ndodhur në rrethin Pütürge të Malatya në orën 23.25 me orën lokale. Ndërsa AFAD bëri të ditur thellësinë e tërmetit 7 kilometra, duke mos njoftuar për dëme.

Në orën 03:28 të natës me orën lokale u regjistrua një tërmet me magnitudë 4.4 ballë, epiqendra e të cilit ishte rrethi Solhan i Bingolit. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 14 kilometrash./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH