Aktualitet

Turqia kërkesë zyrtare për të ndryshuar emrin, ja si do të quhet

Shkruar nga Liberale
Turqia kërkesë zyrtare për të ndryshuar emrin, ja si do

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu ka njoftuar se, Turqia ka dorëzuar zyrtarisht në OKB kërkesën për të ndryshuar emrin.

“Procesi i nisur nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan për të rritur vlerën e vendit tonë ka ardhur drejt fundit. Me letrën e dërguar Sekretarit të Përgjithshëm, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja në OKB si “Türkiye”, thuhet në deklaratën e Çavuşoğlu.

Fjala “Turkiye” përfaqëson dhe shpreh më mirë dhe në formën e duhur kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk. Kështu thuhej më herët në një deklaratë të Presidencës turke.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH