Globi

Lëkundje tërmeti me magnitudë 6.8 në Turqi

Shkruar nga Liberale
Lëkundje tërmeti me magnitudë 6.8 në Turqi

Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë.

Sipas EMSC lëkundjet janë regjistruar në thellësinë 10 km ndërkohë që sipas qendrës së katastrofave dhe emergjencave AFAD, epiqendra është në qarkun e Sivicre në kufi me Sirinë.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në pjesë të tjera të vendit si dhe në disa rajone të Sirisë, ku raportohet për disa banesa të dëmtuara.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për viktima.

Turqia është prekur nga tërmeti edhe gjatë ditës së mërkurë (22 Janar) në provincën perëndimore të Manisa ku u regjistrua magnituda 5.4.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH