Kryesore

Turqia arreston 176 ushtarë për lidhje me Gulenin

               Publikuar në : 08:53 - 14/01/20 liberale

Prokurorët turq urdhëruan arrestimin e 176 ushtarëve, për lidhje të dyshuara me rrjetin e Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas përpjekjes për grusht-shtet, tre vjet e gjysmë më parë,.

Agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu shkruan se ndjekësit e dyshuar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, janë shënjestruar që nga grusht-shteti i dështuar në korrik të vitit 2016, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz.

Por, Gulen mohon të jetë i përfshirë në ngjarjet e vitit 2016. Operacionet kundër rrjetit zhvillohen në vazhdimësi.

Operacioni i fundit policor u koordinua nga qyteti perëndimor i Izmirit dhe synoi njerëzit në 49 provinca, tha Anadolu. Ajo tha se në mesin e të arrestuarve janë 143 togerë, 6 pilotë dhe ushtarë të tjerë.

Pas ngjarjeve të 2016-ës, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit, dhe rreth 150.000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u shkarkuan ose u pezulluan nga puna./Gazeta Liberale

 

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back