Një prej naftëtarëve që protestojnë sot para rafinerisë së Ballshit, ku bashkë me kolegët e tij kërkojnë pagat dhe të rinisë puna i kërkoi qeverisë që t’i uli rrogën deputetëve.
“Ulua rrogën atyre derrave, deputetëve, me 3 mln leke. Përse i duan mor burrë?! Kënaqen ata kur qajmë ne. Turpi i mbuloftë!”, tha ai.
Teksa nuk i kurseu akuzat në drejtim të qeverisë, protestuesi i bëri thirrje përveç kryeministrit që të zgjidhë këtë çështje, edhe ambasadës amerikane. /Gazeta Liberale