Aktualitet

“Turp të kesh”, Rama reagon pas denoncimit të Manjola Cakonit

Shkruar nga Liberale
“Turp të kesh”, Rama reagon pas denoncimit të Manjola

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk e ka braktisur familjen e Manjola dhe Alesio Cakonit, të cilët humbën dy familjarët e tyre në tërmetin e 26 nëntorit.

Rama thekson se kjo është një tentativë e PD “për të keqpërdorur dhimbje dhe të përpiqet të peshkojë në turbullirën që tenton të krijojë duke manipuluar ndjenjën njerëzore”.

“Thjeshtë jam i keqardhur me hijeno politikën në tërësi dhe me hijeno politikën e PD në veçanti, që nuk lë rast pa u përpjekur të keqpërdore dhimbje dhe të përpiqet të peshkojë në turbullirën që tenton të krijojë duke manipuluar ndjenjën njerëzore.

Nuk kam asnjë koment tjetër. Komenti, mund të bëhet mbi fakte dhe besoj kush i do mund t’i marri, t’i shohë, t’i verifikojë faktet dhe do shohë që unë jo vetëm që nuk i kam braktisur, por nëse ata që humbën nuk ua kthej dot, unë do t’i kthej në një jetë të re që as i kishin dhe as nuk kishin për ti pasur dot nëse fatkeqësia nuk do të kishte ardhur”, tha Rama.

Ditën e sotme, Manjola Cakoni, në një denoncim të shpërndarë nga ish-deputetja Grida Duma deklaronte se kryeministri Rama e kishte marrë në telefon, duke i thënë "turp të kesh", duke iu referuar kështu intervistës së saj televizive ku shprehej se ishte braktisur nga shteti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH