
Sport
“Turp të kesh, që pozon me një femër”, futbollisti kritikohet ashpër

Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah, para disa ditësh ka dalë në kopertinën e revistës “GQ Middle East”, krah të modeles brazilane, Alesandra Ambrozio.
Por pavarësisht suksesit, nuk është pritur mirë në Egjipt dhe vende të tjera myslimane.
Disa prej fansave e kanë kritikuar futbollistin për faktin se është fotografuar me një grua.
“Të të vijë turp, një mysliman nuk pozon me një femër kështu”, “Skandal Publik”, “Imagjinoni nëse një grua mulsimane e bëntë këtë gjë”, kanë qenë disa nga komentet kundër Salah.
Futbollisti është mysliman i devotshëm dhe këtë gjë e tregon sa herë shënon gol duke u falur, por edhe gjatë jetës së tij të përditshme./Gazeta Liberale
#BehindTheScenes 😃 pic.twitter.com/hDVX6phX5L
— Mohamed Salah (@MoSalah) October 12, 2019
Tags: fotografi, futbollist, kritika, modele, mysliman, salah