Aktualitet

Turp! Asllan Dogjani denoncon parregullsitë në Kamëz: Po vjedhim njëri-tjetrit

Shkruar nga Liberale
Turp! Asllan Dogjani denoncon parregullsitë në Kamëz: Po vjedhim

Kandidati i Primareve të Partisë Demokratike në Kamëz, Asllan Dogjani, ka deklaruar se nuk do të njohë garën e primareve në Kamëz, pasi janë konstatuar një sërë parregullsish.

Dogjani tha se procesi i Primareve në Bashkinë e Kamzës është i turpshëm dhe i dështuar. Ai tregoi se janë hequr qindra dhe mijëra demokratë nga listat e votuesve si dhe në disa qendra votimi ka më tepër fletë nga sa janë marrë.

Gjithashtu, Dogjani shtoi se në disa qendra të tjera votimi nuk ka patur as vula, duke theksuar se i janë vjedhur votat.

Dogjani garon në primaret për Bashkinë e Kamzës përballë Shemsi Prençit, i cili gjithashtu ditën e sotme deklaroi se nuk do të njohë këto zgjedhje pasi në listat e votimit ka patur edhe socialistë të regjistruar.

“Unë mendoj se PD i bëhet mirë nëqoftëse ne do të jemi transparente sepse nga transparenca nuk humb askush. Ky proces për mua është një proces i turpshëm, i dështuar, të paktën në Kamëz. Që në mëngjes kemi konstratuar një parregullsi në lista. Kishin hequr me qindra dhe mijëra demokratë nga listat. Demokratët kanë pasur një dëshirë për të marrë pjesë në votime dhe nuk e kanë gjetur në qendra emrin. Është e turpshme se si do i thërrasim nesër këta demokratë që të votojnë kundër PS.

“Por gjithesi, megjithëse i konstatuam këto parregullsi i kam qendruar procesit deri në fund për të respektuar vullnetin e demokratëve që kanë shkuar në shi për të votuar Asllan Dogjanin”.

“Dua të falenderoj demokratët një për një që kanë votuar për mua dhe janë shumë demokratë, ashtu si dua të falendroj ata demokratë që kanë shkaur dhe nuk kanë gjetur emrin në qendrat e votimit. Në mënyrë të qëllimshme nga PD këtu është ccuar lista duke hequr demokratët”.

“Unë kam dalë derë më derë e i kam regjistruar, i kam formularet gati, nuk janë lejuar nëtarët, kryetarë senksione janë hequr nga lista duke menduar kush është pranë Asllanit. Ajo që kam konstratuar, e cila është me turpshme kam konstatuar se vetëm në dy qendra votimi kanë votuar 700-1000 persona, dnërsa në të jgitha qendrat e votimit skanë votuar as 1000 mijë. Nga ajo që kam konstatuar kanë humbur fletët e votimit. Në qendër votimi ka më shumë fletë votimi nga sa janë marrë, nga kanë ardhur. Në disa qendra të tjera nuk ka as vulë.”

“Është një proces që më vjen keq që unë sot jam këtu, por sot mendoj që reagimi im ka qëllimin e mirë qe Partia Demokratike nuk dueht të vjedhë Partinë Demokratike. Këtu është vjedhur vota dhe është e turpshme të vjedhim njëri tjetrin është skandal”, tha Asllan Dogjani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH