Aktualitet

Turisti polak mbytet në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Turisti polak mbytet në Vlorë

Një turist polak humbi jetën në Lungomare të Vlorës. Dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar atak kardiak, ndërkohë që po lahej në det.

“Më datë 18.06.2021, rreth orës 11:30, në Lagjen “Uji i Ftohtë”, në bregdet, pavarësisht ndihmës mjekësorë të dhënë nga shërbimi i urgjencës shtetasit të huaj austriak me iniciale A. T., 76 vjeç, ka ndërruar jetë në spital”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një arresti kardiak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH