Dy turiste nga Izraeli kanë mbetur në male në veri të vendit.
Policia thotë se ka marrë njoftim se në aksin rrugor këmbësor nga Vuthajt në drejtim të Thethit, në majën e Pejës, kanë mbetur në mal dy vajza nga Izraeli për arsye të mjegullës së dendur.
Njoftimi është bërë nga nëna e vajzave, e cila ka komunikuar me bujtinën pritëse të Thethit.
Në drejtim të zonës jane nisur banorë të Thethit dhe një punonjës i Zonave të Mbrojtura.