Aktualitet

Turistët duke ngjitur malin rrëshqitën dhe ranë në greminë, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Turistët duke ngjitur malin rrëshqitën dhe ranë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shalë të Shkodrës, ku një grup turistësh që kanë qenë duke ngjitur malin, në afërsi të “Shpellës së Harapit”, kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në greminë.

Si pasojë një 31-vjeçare ka humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë, raporton BalkanWeb.

Sipas raportimeve dy të plagosurit janë ende në vendngjarje, dhe presin për ndihmë nga autoritetet, për t’i transportuar drejt spitalit, si dhe për të marrë trupin e pajetë të së resë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH