Aktualitet

Trupi u nda në disa pjesë/ Detaje tronditëse nga aksidenti në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Trupi u nda në disa pjesë/ Detaje tronditëse nga aksidenti

Detaje të rënda janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në dalje të Tiranës, ku mbeti i vdekur një person.

Viktima nuk është identifikuar ende nga policia për shkak se përplasja ka qenë aq e fortë, sa trupi është ndarë në disa copa. Ndërkohë janë zbardhur dhe dëshmitë e disa personave që gjendeshin në vendin e  ngjarjes në momentin e aksidentit.

Ata ndaluan dhe bllokuan rrugën që të mos kalonin më makinat e tjera mbi pjesët e trupit në rrugë, deri në momentin e mbërritjes së policisë pas njoftimit nga ana e tyre. Ndërkohë sipas dëshmitarëve mësohet se nuk dihet kush mund të jetë autori pasi ishte larguar nga vendngjarja në momentin kur ata mbërritën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH