Globi

"Trupat e fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku", autori i masakrës vrau më pas familjen dhe veten

Shkruar nga Liberale

Të paktën 34 persona u vranë në një incident me të shtëna në një çerdhe në Tajlandë. Policia tha se sulmuesi i dyshuar ishte shkarkuar nga shërbimi i tij për arsye të lidhura me drogën. Sipas një oficeri të lartë të policisë lokale të cituar nga AFP, të vdekurit përfshinin të paktën 23 fëmijë të moshës 2 deri në 3 vjeç.

Sulmi filloi në orën 12:30 me kohën lokale në një qendër ditore përpara se sulmuesi të ikte me një makinë, duke goditur disa këmbësorë, tha për AFP Jakapat Wijitraitaya, një kolonel policie në provincën Nong Bua Lambu.

Rreth 30 fëmijë ishin në çerdhe kur personi i armatosur hyri në ambientet rreth orës së drekës, tha për Reuters Jipada Bonsom, një zyrtar lokal.

Djali i tij dyvjeçar ishte i regjistruar në qendrën që ai sulmoi të enjten, por nuk ishte i pranishëm kur ndodhi sulmi.

“Ai shkoi të kërkonte djalin e tij dy vjeçar, por djali nuk ishte aty... kështu që ai filloi të qëllonte si dhe të godiste me thikë njerëzit në çerdhe,” tha zëdhënësi i policisë Maj. Gjenerali Paisan Luesomboon tha për CNN.

Burri fillimisht qëlloi katër ose pesë anëtarë të stafit, duke përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënë, tha Tzipada.

Videot e postuara në mediat sociale treguan çarçafë që mbulonin trupat e fëmijëve të shtrirë në pellgje gjaku në qendër të qytetit Utai Sawan në provincën Nong Bua Lambu.

Kryeministri i Tajlandës Prayuth Chan-ocha foli për një incident 'tronditës' dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Hetuesit më vonë konfirmuan se i dyshuari kishte vrarë gruan dhe njerkun e tij përpara se të vriste veten. Është e paqartë nëse personi i armatosur dhe familja e tij janë përfshirë në numrin aktual të të vdekurve./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH