Aktualitet

Trump, thirrje amerikanëve: Dilni dhe protestoni, të martën do të më arrestojnë!

Shkruar nga Liberale
Trump, thirrje amerikanëve: Dilni dhe protestoni, të martën do

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pret të arrestohet të martën, bazuar sipas tij, pas hetimeve të nisura nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në rrjetin e tij social, Truth Social, këtë të shtunë.

“Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”, shkroi  Trump.

Hetimet në këtë gjykatë kanë për bazë një pagesë prej 130.000 dollarëve, e cila është kryer disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, për të bllokuar Stormy Daniels, emri real i së cilës është Stephanie Clifford, që të tregojë publikisht për një aferë, që ka thënë se e ka pasur me Trumpin, vite më parë.

Prokurorët janë duke analizuar nëse do ta akuzojnë Trumpin për këtë rast.

Nëse Prokurori i gjykatës së qarkut në Manhatan ngre akuzë penale ndaj Trump, atëherë 76-vjeçari do të bëhet ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet për krim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH