Kryesore

Trump takon Johnson, paralajmëron marrëveshjen e padëgjuar më parë

               Publikuar në : 12:36 - 25/08/19 LP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas takimit në kuadër të samitit të G7-ës në Francë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se ai është njeriu i duhur për ta realizuar procesin e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

I pyetur se cila është këshilla e tij për Brexit-in, presidenti amerikan tha: “Ai nuk ka nevojë për këshilla, ai është njeriu i duhur për këtë punë”.

Trump gjithashtu foli për mundësinë e arritjes së marrëveshjes tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, për të cilën tha se do të jetë marrëveshja më e madhe e këtij lloji që këto dy vende e kanë pasur ndonjëherë.

Kur u pyet nëse aleatët po i bëjnë presion për t’u tërhequr nga lufta tregtare me Kinën, Trump e mohoi, teksa shtoi se Kina ka përfituar qindra miliarda dollarë çdo vit dhe kjo është lejuar nga paraardhësit e tij./Gazeta Liberale

(Visited 429 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *